Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Parashikohet mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin. Vranësira fare të pakta kalimtare priten nga orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/ përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 22/35 | Diell |
| Kukës | 15/31 | Diell re |
| Lezhë | 20/35 | Diell |
| Dibër | 14/31 | Diell re |
| Durrës | 19/36 | Diell |
| Tiranë | 21/36 | Diell |
| Elbasan | 20/36 | Diell |
| Berat | 15/36 | Diell |
| Vlorë | 20/35 | Diell |
| Korçë | 15/29 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/36 | Diell |
| Sarandë | 20/33 | Diell |

