Thursday, September 24, 2026
HomeLajmeKosovëAmbasadorja shqiptare në Tel Aviv: 11 shqiptarë të bllokuar në Izrael

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: 11 shqiptarë të bllokuar në Izrael

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se 11 shqiptarë janë bllokuar në shtetin izraelit.

Ajo deklaroi se qytetarëve shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael iu janë dhënë udhëzime, që të jenë të sigurt për jetën e tyre.

“11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”, tha për Tv Klan, Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në Izrael. 

“Janë nxënës shkolle, disa studentë, një vajzë turiste dhe dy qytetarë të tjerë të cilët ndodhen në Izrael për vizitë te familjarët e tyre. Komuniteti shqiptaro-hebraik, që janë rreth 1 mijë persona, janë mirë të gjithë. Qytetarët e tjerë janë shëndosh e mirë, i kemi udhëzuar me rregullat e sigurisë”, u shpreh ambasadorja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram