Përbërësit
Vaj ulliri
5-7 veze
1 kokë qepë, e prerë hollë
2 speca të kuq, të prerë hollë
1 kg domate, të prera në kubikë
1 spec djegës, i grirë imët
1 lugë gjelle harissa, nëse keni
gjethet e disa degëve të majdanozit
kripe, piper
Përgatitja
1 .
Ngrohni 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan të madh. Shtoni qepën, specin dhe specin djegës. Gatuajini në zjarr mesatar, duke i përzier rregullisht, derisa të zbuten, rreth 5 minuta. Shtoni hudhrën, harissën, majdanozin dhe domatet dhe lërini të ziejnë pa kapak derisa të gjithë përbërësit të kombinohen, lëngu i tepërt i domates të avullojë dhe të formohet një salcë e trashë – rreth 20 minuta. Shijojeni dhe shtoni kripë e piper sipas dëshirës.
2 .
Ndërsa zien ende në zjarr të ngadaltë, shtoni vezët. Në varësi të numrit të mysafirëve, tani shtoni me kujdes 5 deri në 7 vezë. Mbulojeni dhe lëreni të ziejë ngadalë derisa vezët të jenë gatuar sipas dëshirës tuaj, midis 5 dhe 10 minutave. Hiqeni dhe spërkateni me majdanoz të freskët.

