Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta hera-herës deri mesatare, kryesisht në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot i kthjellët.
Reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash në male në lindje.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

