Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëSelmani: Deklarata e ministres serbe Paunoviq nuk mund të shihet si një...

Selmani: Deklarata e ministres serbe Paunoviq nuk mund të shihet si një gabim i izoluar

Ish-deputetja dhe anëtarja e AKR Myzejene Selmanit, ka theksuar ne nje postim se deklarata e ministres serbe Paunoviq nuk mund të shihet si një gabim i izoluar apo qendrim personal.”Ajo pasqyron një frymë që vazhdon të ekzistojë në një pjesë të politikës zyrtare të Serbisë, ku ende nuk ka ndodhur një shkeputje e vërtetë nga e kaluara e viteve të 90-ta.

Këto deklarata vënë në pikëpyetje edhe politikën e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë. Nuk mjafton vetëm afrimi politik nëse mungon distancimi i qartë nga retorika që solli luftë, urrejtje dhe krime. Integrimi evropian duhet të bazohet në vlera demokratike, respekt për viktimat dhe përgjegjësi për të kaluarën.

Pres që partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-ja, ta marrin seriozisht këtë retorikë dhe të reagojnë ndaj saj. Heshtja ndaj deklaratave të tilla vetëm inkurajon përsëritjen e tyre.

Kosova ka paguar një çmim të lartë për lirinë e saj. Prandaj, glorifikimi apo relativizimi i politikave që sollën tragjedi në rajon nuk duhet të ketë vend në Evropën e sotme”, ka theksuar ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram