Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu dekreton Zejnulla Gashin si Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu dekreton Zejnulla Gashin si Kryeprokuror të Shtetit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar të martën dekretin për emërimin e Zejnulla Gashit në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu bëri të ditur se, pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është zhvilluar një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve, duke përfshirë edhe informacionet e institucioneve kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

Sipas saj, vendimi është marrë duke pasur parasysh rëndësinë e funksionit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

“I urova z. Gashi suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore. Funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, teksa ka postuar foto nga takimi me Kreprokurorin e ri  Shtetit.

Ajo tutje ka thënë se beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës.

“Pres që Kryeprokurori Gashi këtë detyrë ta ushtrojë me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, gjithmonë me përkushtim të lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje Haxhiu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram