By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bosi i fuqishëm ekuadoras i drogës “Fito” me lidhje me Ballkanin ekstradohet në SHBA
July 21, 2025
Kina fillon ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë, India dhe Bangladeshi janë të shqetësuara
July 21, 2025
Sulm natën në Kiev. Të paktën një person i vrarë, tymi hyn në strehën nëntokësore
July 21, 2025
Moti sot me diell, temperaturat deri në 38°C
July 21, 2025
Mbahet seanca gjyqësore për rastin `Banjska`
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina pretendon se Rusia po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina pretendon se Rusia po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak
Rajon / Botë

Ukraina pretendon se Rusia po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak

Kosova Times
Last updated: 2022/12/31 at 1:21 PM
Kosova Times Published December 31, 2022
Share
SHARE

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, pretendoi se Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës mbi 10 muaj më parë, shumë shpejt do të njoftojë për mobilizim të mëtejmë ushtarak. Ai u bëri thirrje rusëve që të shmangin mobilizimin.

“Shmangni mobilizimin në çdo mënyrë. Kur liderët e bunkerit nuk janë në gjendje të dërgojnë rekrutë të rinj, ata do të detyrohen ta pranojnë humbjen. Dhe lufta do të përfundojë. Kjo megjithatë do të ndodhë, por pyetja është me çfarë çmimi. Dhe a do të paguhet ky çmim me gjakun tuaj”, tha Reznikov përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 30 dhjetorit.

Sipas Reznikov, Rusia po përgatitet që të mbyllë kufijtë për burrat që janë në moshën e shërbimit ushtarak.

“Dua t’u bëj apel të gjithë rekrutëve rusë. E para, kjo vlen për banorët e qyteteve të mëdha. Me të vërtetë unë e di se ju ka mbetur rreth një javë për të bërë të paktën një zgjedhje. Në fillim të janarit, autoritetet ruse do të mbyllin kufijtë për burrat, atëherë ata do të shpallin gjendje lufte”, tha Rezikov.

Ai shtoi se Bjellorusia po ashtu mund të ndërmarrë veprime të ngjashme.

Rusia ka pushtuar Ukrainën 10 muaj më parë, nën pretendimet e një kërcënimi të sigurisë së saj të orkestruar nga NATO-ja. Lufta ka lënë të vrarë dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Pasi kishte mohuar se do të shpallte mobilizim ushtarak, më 21 shtator presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi “mobilizim të pjesshëm”. Atëbotë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, deklaroi se ushtria synonte të rekrutonte deri në 300.000 persona.

Shpallja e mobilizimit nxiti një eksod masiv nga Rusia. Qindra mijëra rusë ikën nga shteti, duke shkuar në Gjeorgji, Kazakistan dhe Kirgizi.

Videoja e Reznikovit vjen pasi ai i tha gazetës Guardian se trajnimi i dhjetëra mijëra burrave të mobilizuar dhe rekrutëve të rinj në Rusi, mund të jetë tregues i qëllimeve të Kremlinit për të nisur një ofensivë të re në Ukrainë.

You Might Also Like

Bosi i fuqishëm ekuadoras i drogës “Fito” me lidhje me Ballkanin ekstradohet në SHBA

Kina fillon ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë, India dhe Bangladeshi janë të shqetësuara

Sulm natën në Kiev. Të paktën një person i vrarë, tymi hyn në strehën nëntokësore

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore

Kosova Times December 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i mbrojtjes i shkarkuar izraelit: Vetëm Netanyahu është fajtor për pengjet në Gaza, nuk kemi çfarë të kërkojmë atje

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Një monument i Nënë Terezës në Osijek
IPK arreston një zyrtar policor në flagrancë, mori një mijë euro
AP: Më shumë se 200 të burgosur ukrainas vdiqën në burgjet ruse gjatë luftës
Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?