Friday, July 24, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me vranësira dhe reshje lokale

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje lokale

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në mesditë dhe pasdite.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër, kryesisht veri e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 9m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet kryesisht jugperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër21/31Re shi diell
Kukës16/26Re shi diell
Lezhë23/31Re shi diell
Dibër15/26Re shi diell
Durrës21/31Re shi diell
Tiranë23/32Re shi diell
Elbasan16/32Re shi diell
Berat20/32Re shi diell
Vlorë22/30Re shi diell
Korçë17/27Re shi diell
Gjirokastër19/31Re shi diell
Sarandë24/30Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram