Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi se Britania e Madhe mori pjesë në kapjen e raketave iraniane dhe deklaroi se disa prej tyre u qëlluan edhe drejt Qipros.
Healey tha se aviacioni britanik i ndoqi këto raketa dhe i interceptoi ato në kohë.
“Jemi mjaft të sigurt se ata nuk po i kishin në shënjestër bazat tona. Megjithatë, kjo tregon se sa i pamatur është hakmarrja e Iranit”, tha John Healey.
Ai gjithashtu vuri në dukje se 300 personel ushtarak britanik ishin pranë objektivave në Bahrein.
“Disa prej tyre ishin brenda disa qindra metrash nga sulmet me raketa”, zbuloi ai.
Sekretari i mbrojtjes u shfaq në emisionin e mëngjesit një ditë pasi Sir Keir Starmer zbuloi se Mbretëria e Bashkuar kishte dërguar avionë luftarakë në qiellin mbi Lindjen e Mesme në operacione mbrojtëse.
“Pak njerëz do ta vajtojnë vdekjen e ajatollahut. Askush që pa se si Irani na kërcënoi dhe sponsorizoi terrorin në mbarë botën, ishte burim paqëndrueshmërie në rajon, zhvilloi një program armësh bërthamore, nuk mund të ketë dyshime për karakterin e këtij regjimi dhe kërcënimin që ai përfaqëson”, tha ai.

