Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Pishporos. 50-vjeçari me inicialet D.D me banim në Patos dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin.
Ambulanca ka arritur menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja mjekësore ka rezultuar e pasuksesshme.
Ndërkaq, po kryhen verifikimet e nevojshme për rrethanat dhe shkaqet e vërteta që rezultuan në humbjen e jetës së 50-vjeçarit në plazhin e Pishporos.

