Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëKurti pret Selën, bisedime për zhvillimet në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Kurti pret Selën, bisedime për zhvillimet në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.

Gjatë takimit në Prishtinë, Kurti e falënderoi Selën për vizitën dhe diskutoi me të zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me fokus procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes së vendit.

Në takim u trajtuan edhe zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe çështje me interes të përbashkët për shqiptarët në të dyja vendet.

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua projekteve infrastrukturore që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut, përfshirë rrugën Prizren–Tetovë dhe aksin Bllacë–Shkup, të cilat konsiderohen të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy shteteve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram