By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lufta kundër korrupsionit, prioritet i ShBA-së në Maqedoninë e V.
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lufta kundër korrupsionit, prioritet i ShBA-së në Maqedoninë e V.
Rajon / Botë

Lufta kundër korrupsionit, prioritet i ShBA-së në Maqedoninë e V.

Kosova Times
Last updated: 2023/01/09 at 5:00 PM
Kosova Times Published January 9, 2023
Share
SHARE

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bërë të ditur se për Uashingtonin, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë prioritet në Maqedoninë e Veriut, krahas çështjeve që lidhen me energjetikën dhe ekonominë.

Ajo i ka bërë këto deklarata pak para vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet në rajonin e Ballkanit.

“Me Chollet do të diskutohen prioritetet e përbashkëta, ndërkohë që çështja e korrupsionit mbetet primare për Uashingtonin. Ai do të ngre më shumë çështje gjatë vizitës brenda kësaj jave. Viti 2023 do të jetë shumë intensiv për ju dhe ai do të konfirmojë angazhimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë Aggeler në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Osmani ka thënë se çdo ndihmë që vjen nga Uashingtoni paraqet një shtytje të rëndësishme sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Çdo mbështetje nga Shetet e Bashkuara është e mirëseardhur, mbetet që ato të vendosin se në çfarë mënyre do ta ofrojnë atë bashkëpunim”, ka theksuar Osmani, duke kujtuar se në periudhën e kaluar vendi ka marrë ndihmë financiare dhe ekspertizë për reformat në drejtësi.

Ndryshe, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut ka qëndruar një ekip për sanksione nga Uashingtoni për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Siç pati njoftuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ky ekip ka pasur për detyrë “të ketë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si për ata në të kaluarën, ashtu dhe ata aktualë”.

I pyetur nëse është diskutuar për rezultatet e hulumtimit që ka realizuar ekipi amerikan për korrupsionin dhe krim të organizuar, Osmani ka thënë se “korniza që përcakton marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Maqedonisë së Veriut është dialogu strategjik dhe plani aksional”.

Në bazë të anketës së fundit që ka realizuar Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), në dhjetor të vitit të kaluar, qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë humbur besimin në sistemin gjyqësor.

Sipas rezultateve të anketës, vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit.

“Vendimi për ndryshimin e kushtetutës duhet të merret në interes të qytetarëve”

Ambasadorja amerikane Aggeler ka përsëritur të hënën edhe një herë qëndrimin e ShBA-së në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet e kushtetutës u imponuan pas miratimit të “propozimit francez” nga Shkupi dhe Sofja zyrtare, në bazë të të cilit pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues.

Për ndërhyrjen në kushtetutë nevojiten dy të tretat e votave, përkatësisht 80 prej 120 votave të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut nuk japin ndonjë datë të saktë se kur mund të nisë procesi për ndryshimet kushtetuese, por kujtojnë se procesi i skriningut duhet të përfundojë deri në nëntor të këtij viti.

“Kjo është çështje e rëndësishme. Në radhë të parë është e rëndësishme për udhëheqjen e Maqedonisë së Veriut. ShBA mbështet lëvizjen e vendit drejt integrimit euroatlantik. Ne besojmë se anëtarësimi në BE është i një rëndësie vendimtare dhe do të ketë përfitime të mëdha për vendin. E inkurajojmë udhëheqjen dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së”, ka theksuar Aggeler.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2005.

Por, procesi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim është bllokuar për 17 vjet për shkak të kontestit për çështjen e emrit me Greqinë dhe së fundmi në kontekstin me Bullgarinë, për shkak të çështjeve që lidhen me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times January 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

O’Brien: ShBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën

Kosova Times Kosova Times December 14, 2023
Bill Gates liston “pasojat negative’ të Inteligjencës Artificiale
Çfarë kërcënon krizën e organizatave ndërkombëtare?
Kuvendi i Shqipërisë miraton projektin për portin e Durrësit
Inspektorët në terren, kontrollohet nëse ka ngritje të çmimeve të pajisjeve për ngrohje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?