Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëAksident në rrugën Gjakovë–Klinë, lëndohen shtatë persona

Aksident në rrugën Gjakovë–Klinë, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën pasdite në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar Krasniqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram