Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), akademike Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Dr. Elmi Berisha.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për veprimtarinë dhe projektet e ASHAK-ut, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit shkencor dhe kulturor ndërmjet dy institucioneve.
Kryetari i “Vatrës”, Dr. Elmi Berisha, e njoftoi kryetaren Shiroka Pula me aktivitetet e federatës dhe kontributin e saj në shërbim të interesave kombëtare, si dhe me bashkëpunimin e saj me institucionet politike dhe shtetërore amerikane.
Palët u pajtuan që të nisin projekte konkrete të përbashkëta, të cilat do të jenë në interes të Republikës së Kosovës dhe çështjes kombëtare.

