Me moton “Këtu s’pasqyrohet barazia”, shoqata Handikos ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës. Drejtori i Shoqatës, Afrim Maliqi, tha se infrastruktura për këtë kategori të njerëzve nuk është në nivelin e duhur.Vëtëm këtu dhe për pak kohë ndjehen të barabartë personat që përdorin karroca, në sheshet e kryeqytetit. Ata tregojnë se sa i vështirë është qarkullimi nëpër rrugë e institucione të ndryshme për ta.
Për vështirësitë e qarkullimit të personave të kësaj kategorie flasin edhe familjarë.
Drejtori i Handikos, Afrim Maliqi, tha se për mbi 5,000 persona që përdorin karroca nuk ka barazi.
Handikos ka vendosur edhe një instalacion në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, me moton “Këtu s’pasqyrohet barazia”.

