Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovëZMNV trajtoi 74 raste, 70 prej tyre për dhunë në familje

ZMNV trajtoi 74 raste, 70 prej tyre për dhunë në familje

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 31 korrik – 7 gusht 2026, mbrojtësit e viktimave në nivel vendi kanë trajtuar gjithsej 74 raste të reja.

Sipas të dhënave të publikuara nga ZMNV, pjesa dërrmuese e rasteve të trajtuara lidhen me dhunën në familje, gjithsej 70 raste. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe është trajtuar edhe një rast dhunimi, një rast bashkëjetese nën moshën 16-vjeçare, një rast shantazhi dhe një rast i shkeljes së urdhrit të mbrojtjes.

Gjatë javës, ZMNV ka paraqitur 8 kërkesa për urdhër mbrojtjeje në gjykatë, 19 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe 2 kërkesa për ndryshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Po ashtu, janë miratuar 18 aktvendime, është tërhequr një aktvendim dhe është refuzuar një tjetër. Mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 32 seanca gjyqësore dhe 9 seanca në prokurori, ndërsa kanë ofruar 67 këshilla juridike për viktimat.

Në aspektin gjyqësor, janë shqiptuar 4 aktgjykime dënuese dhe 2 aktgjykime refuzuese.

ZMNV ka realizuar gjithashtu 4 referime të rasteve në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), 5 referime në Qendrën për Punë Sociale (QPS), një përfaqësim në strehimore dhe një referim të rastit në Policinë e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram