Monday, August 10, 2026
HomeLajmeKosovëTahiri: Seanca e sotme është kundërkushtetuese

Tahiri: Seanca e sotme është kundërkushtetuese

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka konsideruar kundërkushtetuese seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka thënë se opozita do ta sfidojë këtë situatë dhe do ta elaborojë qëndrimin e saj politik.

“Seanca sot u thirr është seancë kundërkushtetuese, është seancë në të cilën ne duhet të shohim se çka do të ndodhë. Nuk do ta lëmë as Kuvendin, as Kosovën e as seancën pa e sfiduar maksimum me elaboruar qëndrimin tonë politik, i cili është qëndrimi i brendshëm. Kështu që, ju e patë, ju po më bëni pyetje hipotetike, po mundohem me ju përgjigj mbi një qëndrim që ende nuk e dimë.”, tha Tahiri.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për procedurat lidhur me thirrjen e seancës.

“Lëvizja Vetëvendosje është ka bën me të vërtetë hajgare jo veç me popullin, po edhe me procedurat. Dje të mbrëmshmen thojshin “nuk e kanë bërë kërkesën”. Tash po thonë “po, e kanë bërë kërkesën”. Pastaj po thonë s’i kanë çuar nënshkrimet. Ne ja kemi dërguar nenin me të cilin ditën e 30-të deputetët organizohen dhe hyjnë në vendseancë. Nuk kanë ardhur në seancë. E kanë mbyllur derën. Dhe mbi të gjitha, e kanë gjetur politikën me e shtyrë, respektivisht me e zgjatë afatin kushtetues. Kjo nuk është as e drejtë, është mashtrim, është papërgjegjësi, është hajmedet”, tha Tahiri.

Sipas tij, qëllimi është krijimi i një situate jokushtetuese që më pas të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Po ju a po e shihni që këtu është qëllimi? Qëllimi është me u bërë një akt jokushtetues, opozita me e çuar rastin në Kushtetuese. Gjithë rastet i kemi fituese siç e dini, siç e dini domethënë të gjitha lëndët i kemi fituar në Kushtetuese, që me mundur me i blerë do kohë me rritur një presion për një marrëveshje politike ku Aleanca është deklaruar që s’hyn në marrëveshje politike, i ka votat me ndihmuar konstituimin. Janë gjashtë pika të cilat janë për Kosovën”, deklaroi Tahiri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram