Monday, August 10, 2026
HomeLajmeKosovëPrishtina nis hartimin e Planit të Veprimit për Qeverisje të Hapur 2026-2029

Prishtina nis hartimin e Planit të Veprimit për Qeverisje të Hapur 2026-2029

Komuna e Prishtinës ka nisur procesin e bashkëhartimit të Planit të Veprimit për Qeverisje të Hapur 2026-2029, në kuadër të iniciativës OGP Local.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, takimi i parë me organizatat e shoqërisë civile ka shënuar nisjen zyrtare të këtij procesi, ku janë diskutuar rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i planit për periudhën 2024-2025.

“Gjatë takimit u prezantuan rezultatet dhe mësimet nga zbatimi i planit 2024-2025, metodologjia për hartimin e planit të ri, si dhe mundësitë për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë”, thuhet në njoftim.

Diskutimet janë përqendruar në disa prej fushave kryesore të qeverisjes së hapur, përfshirë transparencën, llogaridhënien, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe qeverisjen digjitale.

“Diskutimet u përqendruan në transparencën, llogaridhënien, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe qeverisjen digjitale”, thuhet tutje në njoftim.

Në takim është diskutuar edhe krijimi i Forumit Shumëpalësh për Qeverisje të Hapur, i cili synohet të shërbejë si mekanizëm konsultativ përgjatë gjithë procesit të hartimit dhe zbatimit të planit.

“Po ashtu, u diskutua krijimi i Forumit Shumëpalësh për Qeverisje të Hapur, i cili do të shërbejë si mekanizëm konsultativ gjatë hartimit, monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të planit”, ka njoftuar komuna.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se hapat e ardhshëm përfshijnë formalizimin e forumit, zhvillimin e një ankete online, organizimin e një punëtorie për bashkëkrijimin e zotimeve, si dhe vazhdimin e konsultimeve me palët e interesuara.

“Hapat e ardhshëm përfshijnë formalizimin e Forumit, zhvillimin e një ankete online, organizimin e një punëtorie për bashkëkrijimin e zotimeve dhe vazhdimin e konsultimeve. Plani pritet të finalizohet dhe të prezantohet në muajin nëntor”, është thënë në njoftim.

Procesi i hartimit të planit mbështetet nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës, përmes projektit “Forcimi i qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram