Monday, August 10, 2026
HomeLajmeKosovëFehlinger: BE-ja të ngrijë fondet për Ukrainën derisa ta njohë Kosovën

Fehlinger: BE-ja të ngrijë fondet për Ukrainën derisa ta njohë Kosovën

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë thirrje që të ngrihet i gjithë financimi i Bashkimit Evropian për Ukrainën, derisa Kievi ta njohë Republikën e Kosovës.

“Ukraina me të drejtë kërkon nga Evropa solidaritet, sovranitet dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare. Kosova meriton të njëjtin parim”, ka shkruar në X Fehlinger.

Sipas tij, njohja e Kosovës duhet të jetë një kusht i qartë politik për vazhdimin e mbështetjes financiare të BE-së për Ukrainën.

“Ukrainë, njihe Kosovën tani”, ka përfunduar Fehlinger.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram