Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Gjakovë, ku si pasojë është lënduar një person.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar .Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në spitalin e Gjakovës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
“Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja dhe një thikë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, vazhdon njoftimi.

