Thursday, August 13, 2026
HomeLajmeKosovëMoti me diell dhe temperatura deri në 36°C

Moti me diell dhe temperatura deri në 36°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Sipas IHMK-së, në viset e larta malore pritet të ketë vranësira të pakta, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

IHMK rekomandon kujdes gjatë orëve me temperatura më të larta, veçanërisht për personat më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram