By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AGK bashkohet me protestën globale kundër vrasjes së gazetarëve në Gazë
September 1, 2025
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Pejë
September 1, 2025
Kos: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE, brenda vitit 2029
September 1, 2025
Osmani viziton qendrën `Përparimi`, thekson rëndësinë e gjithëpërfshirjes
September 1, 2025
1 Shtatori, Nagavci: Investimi më i çmuar është ai në arsim
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën” ndaj Navalnyt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën” ndaj Navalnyt
Rajon / Botë

Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën” ndaj Navalnyt

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 9:49 PM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “torturës flagrante” të liderit opozitar, Aleksei Navalny, që po mbahet në izolim në një burg në rajonin rus të Vladimirit.

Ky apel, i publikuar në formën e një letre në një kanal në Telegram më 16 janar, i bashkohet thirrjeve të fundit nga një grup i profesionistëve shëndetësorë rusë, që kërkuan nga Qeveria të mos e “ngacmojë” Navalnyn, i cili me profesion është avokat.

Letra u nënshkrua nga 14 avokatë dhe u publikua në Facebook nga avokati i Shën Petersburgut, Victor Drozdov. Në të bëhej thirrje që edhe avokatët e tjerë t’i bashkohen kësaj letre.

“Sot ne nuk mund dhe nuk kemi të drejtë të shikojmë me qetësi shkeljet e të drejtave kushtetuese dhe denigrimin e dinjitetit njerëzor të kolegut tonë, të privuar nga statusi i avokatit lidhur me rastin penal ndaj tij për shkak të aktivizmit të tij politik në Rusi”, u tha në letër.

“Refuzimi i përfaqësuesve të Shërbimit të Burgjeve për t’i dërguar ilaçet e nevojshme kritikut opozitar, krijon një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”, u shtua në letër.

Navalny dhe avokati i tij, Vadim Kobzev, thanë se për disa ditë kritiku i Kremlinit është përballur me kollë dhe temperaturë. Kobzev tha më 10 janar se rojet e burgut kanë refuzuar që t’i japin ilaçe klientit të tij.

Po të njëjtën ditë, një grup i mjekëve rusë i bën thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalojë “torturimin e Navalnyt” në burg dhe të lejojë mjekët nga institucionet shëndetësore jashtë burgut që ta kontrollojnë dhe transferojnë atë në një spital të rregullt për trajtim, nëse është e nevojshme.

Kritiku i Putinit po vuan dënimin prej dy vjetësh burgim për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht dhe për keqpërdorim fondesh. Ai gjendet në një burg rreth 260 kilometra në lindje të Moskës.

You Might Also Like

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi

MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra

Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy

Greta Thunberg dështon sërish të arrijë në Gaza nga deti. Flotilja e aktivistëve kthehet në port për shkak të motit të keq

“Koalicioni i të vullnetshmëve” po takohet, Zelensky po mbërrin. Ky është plani

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Damka takohet në Ankara me ministrin e Mbrojtjes dhe kryediplomatin turk

Kosova Times Kosova Times August 11, 2025
Dua Lipa vizitoi Reporting House, i përgëzon për punën në Muze
OBSh: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë
Horoskopi ditor për 4 tetor 2024
Politikani francez u tha mediave ruse për praninë e Serbisë në samitin e BRICS: “Kjo është një shenjë mosbindjeje”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?