Thursday, August 13, 2026
HomeLajmeKosovëTërhiqen nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje

Tërhiqen nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar kontrollet në terren për verifikimin e produkteve të qumështit në tregun e Kosovës.

Inspektorët kanë kontrolluar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit, ku kanë konstatuar se në disa pika të shitjes ndodheshin ende produkte të ndaluara për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Nga raftet e marketeve janë tërhequr këto produkte:

Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L
Holla Cooking Cream – 1 L
Garden Milk – 1 L
Spec me krem VIDAS – 1 kg
Magic Cream – 400 g
Schmand 18% – 800 g
Djathë i bardhë 100% – 250 g
I

QMT ka urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të largohen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi.

Inspektorati u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e produkteve të ndaluara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram