Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Fushë-Kosovë, Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Prizren, Pejë, Istog dhe Klinë. Katër të dyshuar u dërguan në mbajtje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Fushë-Kosovë u shoqëruran në Polici dy gra nën dyshimin se kishin pasur një konflikt mes vete.
Në Fushë Kosovë janë shoqëruar në stacionin policor dy femra kosovare, pasi që dyshohet se kishin pasur një konflikt ne mes vete. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, njofton Policia.
Edhe në Prishtinë u shoqërua në Polici një i dyshuar për sulm ndaj një gruaje. Më pas, u lirua në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në Podujevë u arrestua një burrë nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj një gruaje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte”, njofton Policia.
Në Gjilan u arrestua një person nën dyshimin për dhunë ndaj dy familjarëve të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Edhe në Prizren u arrestua një burrë nën dyshimin për dhunë ndaj familjarëve të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në Pejë u arrestua një person nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një grua.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, njofton Policia.
Në Istog u arrestua një person pasi dyshohet se sulmoi familjaret e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar viktimat femra kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Ndërsa, në Klinë u shoqërua në Polici një i dyshuar për dhunë ndaj një gruaje.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet ne gjendje të lirë”, thuhet në njoftim.

