Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka kritikuar Komunën e Prishtinës për rrezikimin e projektit për zgjerim të rrjetit të Termokosit.
Ai ka thënë se qeverisë i është dashur përpjekje që ta sigurojë financimin prej 80 milionë eurosh.
“Si qeveri na është dashur të bëjmë shumë mund që të sigurojmë financimin për këtë projekt 80 milionë euro ku përfitues janë banorët e Prishtinës. Falë mbështetjes së qeverisë Gjermane dhe Bashkimit Evropian, shumica e financimit është grant. Është e papranueshme që për shkak të keqmenaxhimit që i është bërë ndërmarrjes Termokos nga Komuna e Prishtinës, ky projekt tash të rrezikohet”, ka shkruar Murati në facebook.

