Sunday, August 16, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, presidenti të jetë jopartiak

Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, presidenti të jetë jopartiak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit të deputetëve të kësaj partie ka thënë se është vendosur të hiqet dorë nga çdo kërkesë.

Në rrethana të tilla, sipas tij, LDK do të qëndrojë në opozitë.

“Pavarësisht këtij qëndrimi, LDK-ja s’do ta shndërrojë zhgënjimin politik në bllokadë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës. Kemi hequr dorë nga të gjitha postet, qoftë kryetarin e Kuvendit, qoftë tri ministritë e ofertuara në takim me Kurtin, qoftë edhe postin e Presidentit. Ne mbështesim krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual për ta çbllokuar krizën”, tha Abdixhiku.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram