Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëGjyqësorit të Kosovës i shtohen 21 bashkëpunëtorë profesionalë të rinj

Gjyqësorit të Kosovës i shtohen 21 bashkëpunëtorë profesionalë të rinj

Gjyqësorit të Kosovës i janë bashkuar njëzet e një (21) bashkëpunëtorë profesionalë të rinj, duke forcuar më tej kapacitetet e institucioneve gjyqësore në vend.

Prej tyre, katërmbëdhjetë  janë femra dhe shtatë meshkuj, ndërsa një i përket komuniteteve jo-shumicë.

Bashkëpunëtorët profesionalë janë shpërndarë në gjykatat dhe degët përkatëse, në përputhje me nevojat e sistemit gjyqësor.

Angazhimi i tyre pritet të kontribuojë në rritjen e efikasitetit, përmirësimin e cilësisë së vendimmarrjes dhe forcimin e mëtejshëm të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments