By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky bën thirrje për armë moderne për të zmbrapsur sulmet ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky bën thirrje për armë moderne për të zmbrapsur sulmet ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky bën thirrje për armë moderne për të zmbrapsur sulmet ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/01/18 at 8:35 PM
Kosova Times Published January 18, 2023
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i tha Forumit Botëror Ekonomik se furnizimet perëndimore me tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore duhet të arrijnë më shpejt në shtetin e tij, në mënyrë që forcat e Kievit të mund t’i kundërvihen forcave ruse.

Zelensky më 18 janar iu adresua këtij forumi, që po zhvillon punimet në Davos të Zvicrës, përmes video-lidhjes. Ai i bëri thirrje botës që të përshpejtojë dërgesat e armëve, duke thënë se Ukraina po qëndron e fortë pavarësisht luftimeve të përditshme në lindje të shtetit. Megjithatë, lideri ukrainas tha se Perëndimi e ka pranuar se “tirania po tejkalon demokracitë”.

Ai tha se Ukraina vazhdon të jetë e motivuar për të vazhduar betejën kundër pushtimit rus – që tashmë ka hyrë në muajin e njëmbëdhjetë – por, shtoi se Rusia duket se “veçse ka fituar vendin e saj në mesin e terroristëve” dhe po dëshiron që të hakmerret.

Zelensky theksoi se ishte i kënaqur që ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka ndryshuar mendimin sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Kissinger, që iu drejtua Forumit në Davos përmes video-lidhjes më 17 janar, tha se pushtimi rus ka treguar se nuk ka më kuptim që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s dhe se një anëtarësim eventual i Kievit në aleancën perëndimore ushtarake do të ishte “rezultati i duhur”.

Ndryshimi i mendimit i Kissingerit “është shumë i rëndësishëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë” që të ndalë agresionin, tha Zelensky, dhe shtoi se Kievi ende beson se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës.

I pyetur nëse është i shqetësuar për sigurinë e tij pas rrëzimit të një helikopteri më 18 janar në afërsi të Kievit, aksident në të cilin humbën jetën ministri i Brendshëm ukrainas dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, Zelensky tha se nuk është i shqetësuar.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, po ashtu iu adresua Forumit në Davos. Ai tha se ka “sinjale shumë pozitive” se gjatë takimit të aleatëve perëndimorë në Gjermani më 20 janar, do të njoftohet për dërgesa të reja armësh për Ukrainën.

You Might Also Like

Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve

Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri

Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind

Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph

Trump njoftoi pasi udhëheqësit evropianë refuzuan planin për Ukrainën: Kjo nuk është oferta ime e fundit

Kosova Times January 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

10 vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale, më 7 gusht protestë kundër saj

Kosova Times Kosova Times August 3, 2025
Sulm në një qendër tregtare në Kaçanik, arrestohen dy persona
Deputeti rus shokon me një deklaratë: : “Pas referendumit Serbia mund të bëhet pjesë integrale e Rusisë!”
Barazon Lille, asiston Zhegrova
Frika e rusëve nga mobilizimi i ri ka arritur nivelin më të lartë në pothuajse një vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?