Thursday, October 1, 2026
HomeLajmeKosovëGjini reagon pas vendimit të sotëm të LDK-së

Gjini reagon pas vendimit të sotëm të LDK-së

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Vetëvendosje.

Gjini ka përshëndetur qëndrimin e LDK-së, ndërsa ka përsëritur edhe qëndrimet e Aleancës.

“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij. Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes. Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Gjini ka përsëritur edhe gjashtë pikat e Aleancës për çdo qeveri të ardhshme.

“Aleanca mbetet e qartë. Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë:  1. Gazin amerikan 2. Të ndërtojë kapacitete energjetike 3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore 4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla 5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë 6. Të investojë në kryeqytet”, ka theksuar Ardian Gjini.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram