Friday, August 14, 2026
HomeLajmeKosovëAGK kritikon Sinjalin për shkelje të Kodit të Etikës në raportimin e...

AGK kritikon Sinjalin për shkelje të Kodit të Etikës në raportimin e vetëvrasjeve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur keqardhje dhe zhgënjim për, siç thotë, shkeljen e vazhdueshme të Kodit të Etikës nga portali Sinjali.com gjatë raportimit për tragjedi njerëzore.

Sipas AGK-së, shqetësim i veçantë paraqet raportimi për rastet e vetëvrasjeve, ku, sipas tyre, janë zbuluar identiteti i viktimave dhe rrethanat e aktit.

AGK i ka bërë thirrje drejtuesve dhe stafit të Sinjalit që t’i përmbahen Kodit të Etikës të Këshillit të Mediave të Shkruara, i cili kërkon maturi, empati dhe vetëpërmbajtje në raportimin e rasteve të ndjeshme, tragjedive dhe personave në zi.

“Mediat duhet të kujdesen që secili raportim i tyre të bazohet në parimet e Kodit të Etikës, duke respektuar mbi të gjitha dinjitetin njerëzor”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK thekson se në raportimet për persona privatë duhet të merren parasysh interesi i publikut dhe ruajtja e privatësisë, veçanërisht në raste të ndjeshme që mund të shkaktojnë pasoja të mëtejshme për familjarët dhe personat e prekur.  /Kosovatimes/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram