Saturday, August 15, 2026
HomeLajmeKosovëGjini refuzon takimin me Haxhiun: Po kërkon takim të gjeni fajtor për...

Gjini refuzon takimin me Haxhiun: Po kërkon takim të gjeni fajtor për zgjedhje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka refuzuar ftesën e ushtrueses së detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, për takimin me partitë politike të martën më 18 gusht.

Në letrën e publikuar në faqen zyrtare të partisë në facebook, Gjini ka potencuar se Haxhiu nuk është presidente e zgjedhur e vendit dhe se nuk ka mandat për rol unifikues politik.
“Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional.

Qëllimi juaj ëshë më shumë se kaq. Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet.

Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi”, ka shkruar ai.

Më tej ai ka thënë se nëse i duan votat dhe kuorumin, “i keni gjashtë pikat e Aleancës”.

Gjashtë pikat tashmë të përsëritura të Aleancës janë pranimi i:  1. Gazit amerikan 2. Të ndërtojë kapacitete energjetike 3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore 4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla 5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë 6. Të investojë në kryeqytet.

Haxhiu ua ka dërguar liderëve të partive politike ose përfaqësuesve të tyre ftesën për takimin konsultativ të 18 gushtit. Në ftesë konfirmohet se takimi do të mbahet të martën, më 18 gusht, nga ora 09:00, në Zyrën e Presidentes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram