Autoritetet greke thanë se kanë arrestuar një shtetas 35-vjeçar izraelit me dyshimin për shkaktimin e një zjarri pyjor në ishullin e Kretës, ndërsa vendi përballet me një valë zjarresh vdekjeprurëse gjatë verës.
Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka ndezur një barbeque në një zonë pyjore pranë qytetit të Rethymnos në bregdetin verior të Kretës, pavarësisht një ndalimi për ndezjen e zjarrit që ishte në fuqi në të gjithë ishullin, raportoi E-Kathimerini.
Sipas portalit izraelit Walla, autoritetet dyshojnë se prushi i një barbeque, i marrë me vete nga erërat e forta, erdhi nga shtëpia e mysafirëve ku po qëndronte burri dhe shkaktoi zjarrin.
Ndaj tij është ngritur akuzë për zjarrvënie të qëllimshme nga pakujdesia.
Sipas njoftimeve, zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll pas katër orësh.

