By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus
December 19, 2025
Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’
December 19, 2025
Objekti misterioz do të jetë më afër Tokës sot, astrofizikani i Harvardit provokon reagime të ashpra: ‘Le të jemi gati, mund të jetë një mjellmë e zezë!’
December 19, 2025
Mëngjes në hotele me çmime të ulëta – luks praktik për grupe me një çmim të përballueshëm
December 19, 2025
Trendet më të mëdha kulturore në vitin 2025: AI slop, estetika e pastër e vajzave dhe çrregullime
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekipi i diplomatëve ndërkombëtarë në Beograd takohet me Vuçiqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ekipi i diplomatëve ndërkombëtarë në Beograd takohet me Vuçiqin
Rajon / Botë

Ekipi i diplomatëve ndërkombëtarë në Beograd takohet me Vuçiqin

Kosova Times
Last updated: 2023/01/20 at 6:24 PM
Kosova Times Published January 20, 2023
Share
SHARE

Pas vizitës në Prishtinë, emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, ku po zhvillojnë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenca e Serbisë, tha se në takim me Vuçiqin po marrin pjesë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përveç tyre, në takim me presidentin serb janë edhe i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.

View this post on Instagram

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Më 19 janar, Vuçiq i tha Radio Televizionit të Serbisë se këto do të jenë “ndër bisedimet më të rëndësishme” dhe se ai shpreson se “do të ketë përparim”.

Paraditen e 20 dhjetorit, pesë diplomatët qëndruan në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, në një deklaratë para mediave, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse, siç e dini, ne jemi në mesin e misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por, dua të them se megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak të premten në Prishtinë.

Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe ShBA-ja.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Plani, në të cilin ka pasur qasje REL, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Vizita e emisarëve ndërkombëtarë në Prishtinë dhe Beograd po bëhet me qëllim të intensifikimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’

Përmbytjet në shkretëtirë: Imazhe të pazakonta të motit të keq në Emiratet e Bashkuara Arabe

Dronët godasin 7 rajone ruse, ndërpresin energjinë elektrike dhe shkaktojnë zjarr në një uzinë të madhe kimike

Vladimir Putin mban një konferencë për shtyp në Moskë

Kosova Times January 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdes familja dhjetë anëtarshe: Tmerr në autostradë, autobusi goditi një shtyllë nën mbikalim (FOTO)

Kosova Times Kosova Times July 6, 2024
Presidentja Osmani pjesmarrëse në kurorëzimin e Mbretit Charles III
Damka viziton Pallatin e Rinisë, sheh nevojat për Lojërat Mesdhetare
Horoskopi ditor për 30 Janar 2024!
Qeveria mbështet të nismat, të cilat minimizojnë evazionin fiskal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?