By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Përpjeka e Rugovës për liri sukses i madh historik i shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Përpjeka e Rugovës për liri sukses i madh historik i shqiptarëve
Ballina 1Lajme

Abdixhiku: Përpjeka e Rugovës për liri sukses i madh historik i shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2023/01/22 at 1:06 PM
Kosova Times Published January 21, 2023
Share
SHARE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë bënë homazhe dhe nderuan jetën dhe veprën e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku ndër të tjera tha:

“Sot, në përvjetorin e 17-të të ndarjes nga jeta, kujtuam atin themeltar të shtetit të Kosovës, prijësin identitar të popullit të Kosovës, Presidentin historik të Republikës, Dr. Ibrahim Rugova. Si udhëheqës i formacionit pavarësist e demokratik, si prijës i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve të Kosovës, si themeltar e kryetar i Lidhjes Demokratike, ai udhëhoqi me popullin e Kosovës në përpjekjen kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.

Ndarja e tij në acarin e 21 janarit të vitit 2006, ishte dhimbje kombëtare, gjersa humbja e tij ishte mungesë e pazëvendësueshme për popullin e Kosovës. Këtë mungesë e ndjejmë edhe sot në secilën përballje e përpjekje të shtetit tonë.

I lindur më 2 dhjetor të vitit 1944, i biri i Ukës të Rrustë Sadrisë dhe i Sofës së Qerim Rugovës, kishte babë e gjysh të vrarë e zhdukur nga shërbimet jugosllave. Por jeta e vështirë s’ishte arsye për ndalje; përkundrazi, ishte shtytje për një fat më të madh. Pasi përfundoi shkollimin fillor në Istog e atë të mesëm në Pejë, Rugova vijoi studimet në Prishtinë. Pas diplomimit mori titullin e Këshilltarit Shkencor në Institutin Albanogjik të Prishtinës. Në fundin e viteve të 70-ta, ai shkoi në Paris. Atje, nën mbikëqyrjen e Roland Barthes, ndoqi studimet mbi letërsinë në “École Pratique des Hautes Études”. Në vitin 1984, doktoroi në Prishtinë në tezën me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983”.

Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë. Në vitin 1988 Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 23 dhjetor 1989 ai krijoi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të nisur kështu ndërtimin e epokës më të lavdishme të historisë së Kosovës.

Programi dhe vizioni i tij politik për një Kosovë të pavarur e sovrane, e barabartë mes popujve të familjes euroatlantike, me miqësi të përhershme me ShBA-të u bë shpejtë platformë nacionale e shqiptarëve të Kosovës. Kjo platformë vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne dhe sot. Rugova udhëhoqi me përpjekjen tonë për liri, udhëhoqi me përpjekjen tonë për demokraci, dhe udhëhoqi me përpjekjen tonë për pavarësi. Si i tillë, ai mbetet figura më e madhe historike e gjithë popullit së Kosovës. Identifikimi me të, dje, sot dhe nesër, paraqet vlerë; e këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe kultivojmë me përkushtim, me dije dhe me admirimin më të madh.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin Ibrahim Rugova!” /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times January 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

A janë mendërisht shoqëritë moderne shqiptare të shëndetshme?

Kosova Times Kosova Times March 29, 2023
Panairi librit dhe një reflektim (2)
Lührmann: Mezi presim thellimin e marrëdhënieve Kosovë – Gjermani
Serbia, nuk po e zbaton Marrëveshjen e Konçulit
Kallas: Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e familjes evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?