Thursday, August 20, 2026
HomeSportKosova i nis me humbje Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’

Kosova i nis me humbje Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj e ka nisur me humbje debutimin historik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në ndeshjen e parë të Grupit B, “Dardanët” u mposhtën nga Greqia me rezultat të pastër 0–3 në sete. Kosovë 0–3 Greqi (13–25, 13–25, 15–25).

Pavarësisht rezultatit, kjo sfidë do të mbetet historike për volejbollin kosovar, pasi përfaqësuesja e meshkujve mori pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.

Kosova tani do të synojë të reagojë në ndeshjen e radhës. “Dardanët” më 22 gusht do të përballen me Spanjën në Taranto, me takimin që nis në orën 18:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram