Friday, August 21, 2026
HomeLajmeRojet private nuk zënë mend, VIDEO: "Kërcet" grushti te "Ara Club" në...

Rojet private nuk zënë mend, VIDEO: “Kërcet” grushti te “Ara Club” në Shëngjin

Një rast dhune është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në klubin e njohur “Ara Club” në Shëngjin, ku protagonistë janë bërë sërish rojet private të sigurisë. Edhe përse ditët e fundit kanë ndodhur shumë ngjarje ku janë përfshirë aktorë të tillë, sot është përsëritur.

Përgjatë natës ku ishte parashikuar të performonin artistët e njohur Ledri Vula dhe Era Istrefi, atmosfera festive është prishur nga një përleshje e ashpër fizike. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet momenti kur shpërthen sherri i dhunshëm në korridorin hyrës.

Nga pamjet, përleshja duket se ka ndodhur mes disa personave, dyshohet klientë dhe stafit të sigurisë ose punonjësve të klubit. Situata ka degraduar brenda pak sekondave në dhunë fizike, midis të paktën dy personave.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo nga drejtuesit e klubit për shkaqet që çuan në këtë përplasje.

Tre ditë më parë, nga rojet e sigurisë u vra një turist portugez në jug të vendit, ndërsa pak më shumë se një javë, po në Sarandë rojet e sigurisë u përplasën me efektivët dhe akuzohen se dhunuan dhe shefin e Krimeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram