BENEDETTO “Nitto” Santapaola, një bos famëkeq i mafias siciliane i cili kaloi tre dekadat e fundit në burg, ka vdekur në moshën 87 vjeç, kanë konfirmuar dy burime pranë çështjes.
Santapaola, i cili u arrestua në vitin 1993 dhe vuajti disa dënime me burgim të përjetshëm për vrasje dhe krime të tjera, vdiq në një burg të sigurisë së lartë në Milano, tha një nga dy burimet.
Ai udhëhoqi mafian në Catania.
I njohur si “il cacciatore” (gjahtari) ose “il licantropo” (ujku), ai udhëhoqi mafian në qytetin lindor siçilian të Katanisë nga fundi i viteve 1970 deri në fillim të viteve 1990.
Santapaola konsiderohej një nga bosët e mafias më të fuqishëm dhe më të etur për gjak në Cosa Nostra deri në arrestimin e tij në vitin 1993.
Ai u dënua, ndër të tjera, si një nga nxitësit e vrasjeve të Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992, dy nga prokurorët më të famshëm të Italisë në luftën kundër mafies.

