Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.
“Nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat do të jenë pak më të ulëta krahasuar me të shtunën. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C”, njofton IHMK.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-4m/s. Kushtet biometeorologjike: Kushtet do të jenë më të favorshme se të shtunën, por gjatë mesditës do të mbetet ngarkesa termike e shtuar.
“Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat dhe mungesa e reshjeve do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka, prandaj rekomandohet monitorimi i nevojave për ujitje. Indeksi UV: I lartë . Rekomandohet mbrojtje nga rrezatimi diellor gjatë orëve meintensitet më të lartë”, njofton IHMK.

