Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëMinistria e Infrastrukturës dhe UP-ja bashkojnë ekspertizën për projektet e reja

Ministria e Infrastrukturës dhe UP-ja bashkojnë ekspertizën për projektet e reja

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim Prof. Lavdim Osmanajn, drejtor i Institutit për Inovacion, Ujë dhe Ambient në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet ministrisë dhe Universitetit të Prishtinës, si dhe për përfshirjen e ekspertizës akademike në adresimin e sfidave teknike gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjeve që lidhen me ujërat nëntokësore, drenazhimin, rrëshqitjet e dheut dhe stabilitetin e terrenit.

Sipas ministrisë, përfshirja e profesionistëve dhe institucioneve akademike synon që problemet teknike të trajtohen përmes analizave të sakta dhe zgjidhjeve të qëndrueshme.

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Universitetit të Prishtinës pritet të konkretizohet në projektet ku nevojitet ekspertizë e specializuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram