Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeBotëTrump: Kemi furnizime të pakufizuara me armë, lufta mund të zgjasë përgjithmonë

Trump: Kemi furnizime të pakufizuara me armë, lufta mund të zgjasë përgjithmonë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se rezervat e municioneve të vendit të tij nuk kanë qenë kurrë më të larta, një ditë pasi Wall Street Journal raportoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po kërkojnë të shkatërrojnë forcat raketore dhe të dronëve të Iranit përpara se atyre t’u mbarojnë mjetet interceptuese.

“Siç më është thënë, ne kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Luftërat mund të zhvillohen përgjithmonë dhe me shumë sukses, duke përdorur vetëm këto furnizime”, shkruan Trump në Truth Social.

Ai thotë gjithashtu se sasi të mëdha armësh me cilësi të lartë ruhen në vende të largëta.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të pajisura dhe të gatshme për të fituar, me gjithë forcën”, tha Trump.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha më parë se operacioni kundër Iranit u krye nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Trump dhe se ishte “operacioni ajror më i fuqishëm, kompleks dhe preciz në histori”.

Hegseth deklaroi se SHBA-të diktuan kushtet e kësaj lufte – nga fillimi deri në fund.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram