Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëPërurohet `Tregu i Veturave` në Prishtinë

Përurohet `Tregu i Veturave` në Prishtinë

Kryetari i Kryeqytetit ka përuruar `Tregun e Veturave`, një hapësirë e re, moderne dhe funksionale, e dedikuar për shitjen e automjeteve në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, tregu i ri synon të krijojë kushte më të mira dhe më të sigurta si për shitësit, ashtu edhe për blerësit, duke sjellë më shumë rend dhe organizim në këtë veprimtari.

Me funksionalizimin e kësaj hapësire, Komuna synon t’i japë fund shitjes së veturave në hapësira të improvizuara dhe të ofrojë një mjedis më të përshtatshëm për qytetarët dhe bizneset.

“Tregu i Veturave” paraqet një hap drejt organizimit më të mirë të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve tregtare në kryeqytet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram