Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëKurti para takimit me Abdixhikun: Po i vazhdojmë diskutimet me vullnet të...

Kurti para takimit me Abdixhikun: Po i vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pas pak pritet të mbahet takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ndërkohë, nga hyrja tjetër e Kuvendit janë parë të hyjnë në Kuvend edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Kurti tha se me LDK-në do t’i vazhdojnë diskutimet me vullnet të mirë, derisa u shpreh optimist për marrëveshje.

“Po i vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendit t’ia sjellim presidentin ose presidenten e re dhe t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Pa dyshim se do të jemi të hapur karshi juve sa i përket procesit, por deri kur të kemi marrëveshje na duhet ta ruajmë edhe konfidencialitetin. Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe me vullnet të mirë po shkojmë në mbledhje sot”, u tha Kurti gazetarëve gjatë hyrjes në Kuvend, teksa ishte i shoqëruar nga Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati.

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar më herët gjatë ditës se Lëvizja Vetëvendosje tashmë i ka përcaktuar emrat që mund të propozohen për president, por nuk ka bërë publikë kandidatët.

“Lëvizja Vetëvendosje është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, por nuk mund t’i ndaj këtu me juve, sepse pastaj do ta humbte kuptimin procesi i negociimit”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se pret që edhe LDK-ja të jetë e gatshme për këtë proces, duke vlerësuar se pas fillimit të diskutimeve një marrëveshje për presidentin e Republikës së Kosovës mund të jetë afër.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram