Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëQeveria ndan 4.3 milionë euro për SHSKUK për furnizim me barna esenciale

Qeveria ndan 4.3 milionë euro për SHSKUK për furnizim me barna esenciale

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e 33-të, e cila është mbajtur në formë elektronike.

Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime dhe kërkesa për transferim të mjeteve financiare.

Ekzekutivi ka miratuar kërkesën e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës për transferimin e 4 milionë e 333 mijë e 900 eurove, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale.

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transferimin e 1 milion eurove, të destinuara për mbulimin e obligimeve që lidhen me shpenzimet operative.

Për Komunën e Podujevës është miratuar transferimi i 300 mijë eurove, për mbulimin e obligimeve kontraktuale.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për caktimin e kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE” (Energy Storage Corporation – ESCorp).

Ndër vendimet e tjera është edhe dhënia në shfrytëzim e një parcele kadastrale me sipërfaqe prej 999 metrash katrorë, në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë.

Në mbledhje është miratuar gjithashtu vendimi për nominimin e tre përfaqësuesve të Qeverisë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram