ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët.
Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.
Era me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s, valëzim në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 24/38 | Diell |
| Kukës | 22/38 | Diell re shi |
| Lezhë | 24/37 | Diell |
| Dibër | 20/37 | Diell re shi |
| Durrës | 24/37 | Diell |
| Tiranë | 25/38 | Diell |
| Elbasan | 24/39 | Diell |
| Berat | 22/40 | Diell |
| Vlorë | 24/38 | Diell |
| Korçë | 19/36 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 19/40 | Diell |
| Sarandë | 26/38 | Diell |

