By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
January 8, 2026
Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë
January 8, 2026
Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti
January 8, 2026
Komuna e Prishtinës thotë se mund të ketë vonesa në transportin urban
January 8, 2026
Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

Kosova Times
Last updated: 2023/01/26 at 7:39 PM
Kosova Times Published January 26, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Grupin Wagner (Vagner) “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale” dhe kanë shënjestruar individë dhe entitete që janë pjesë e rrjetit global të këtij grupi rus të mercenarëve.

Departamenti amerikan i Thesarit tha më 26 janar se sanksionet e reja shënjestrojnë gjashtë individë dhe 12 entitete, përfshirë edhe një kompani të imazheve satelitore nga Kina dhe kompani dhe persona në Republikën Qendrore Afrikane, ku Wagner ka mercenarë aktivë, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftimin e Thesarit tha se sanksionet janë pjesë e përpjekjeve për të “degraduar aftësinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës”.

Mijëra trupa të Wagner-it po luftojnë në Ukrainë dhe themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, publikisht ka tentuar që të marrë meritat për përparimet në fushëbetejë. Ai po ashtu është parë në video duke rekrutuar luftëtarë për Wagner-in në burgjet ruse, duke u premtuar të burgosurve falje nëse marrin pjesë në luftime.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë fajësuar trupat e Wagner-it për mizoritë kundër civilëve në Ukrainë, teksa pushtimi rus i Ukrainës tani ka hyrë në muajin e 12-të.

“Teksa sanksionet ndaj Rusisë nga koalicioni ynë ndërkombëtar vazhdojnë të japin rezultate, Kremlini është i dëshpëruar duke kërkuar për armë dhe mbështetje – përfshirë edhe përmes Grupit brutal Wagner – për të vazhduar luftën e tij të pajustifikuar kundër Ukrainës”, citohet të ketë thënë sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.

Thesari tha se personeli i Wagner-it “po përfshihet në aktivitete serioze kriminale, përfshirë ekzekutimet masive, përdhunime, rrëmbime fëmijësh dhe abuzime fizike në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali”.

ShBA-ja tha se që nga vitit 2017, Wagner ka qenë i përfshirë në aktivitete që kanë kërcënuar Ukrainën.

“Në kohën kur ushtria ruse ka pasur ngecje në fushëbetejë, [presidenti rus, Vladimir] Putin po varet te Wagner-i për të vazhduar luftën e tij”, tha ShBA-ja.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë edhe disa kompani.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times January 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deutsche Welle: Votimi në Këshillin e Evropës – Rejtingu i Serbisë ra në nivele të ulëta

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Italia ngriu pasuritë e Artem Uss, i cili u arratis nga arrestimi
Policia e Kosovës në bashkëpunim me AUV-in ka gjetur dhe asgjësuar rreth 2000 kg mish me afat të skaduar
Protestohet me moton “Demokracia vdes në errësirë”
Raportohen të zhdukura dy vajza në Gjakovë e Rahovec
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?