Friday, August 28, 2026
HomeLajmeKosovëSot organizohet vizitë te varri masiv në Kalludër për të kujtuar të...

Sot organizohet vizitë te varri masiv në Kalludër për të kujtuar të zhdukurit

Me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Policia e Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore do të zhvillojnë një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut.

Aktiviteti, i organizuar në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, do të mbahet më 28 gusht, nga ora 12:00, në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë.

Sipas institucioneve organizatore, vizita synon të shprehë solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme për familjet e personave të zhdukur, të cilat prej më shumë se dy dekadash vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e fatit dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram