Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëQalaj telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kryeprokurorit Zhitija

Qalaj telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kryeprokurorit Zhitija

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Hilmi Zhitija.

Në telegramin drejtuar familjes Zhitija, Qalaj ka vlerësuar figurën dhe kontributin e tij në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se gjatë mandatit si Kryeprokuror i Shtetit ai ka kontribuar në avancimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Ai është kujtuar për udhëheqje të përgjegjshme, vendimmarrje të guximshme dhe angazhim në mbrojtje të ligjshmërisë.

Qalaj ka theksuar se ndarja nga jeta e Zhitijës lë boshllëk të madh për familjen, kolegët dhe gjithë sistemin e drejtësisë, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të tij dhe të institucionit të Prokurorit të Shtetit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram