Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeKosovëOVL-UÇK dënon përpjekjet për nderime për kriminelin Ratko Mlladiq

OVL-UÇK dënon përpjekjet për nderime për kriminelin Ratko Mlladiq

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka dënuar ashpër, siç thotë, përpjekjet e Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin dhe për ta kthyer varrimin e tij në akt nderimi shtetëror.

Në reagim, OVL-UÇK e cilëson të turpshme kurorëzimin e një krimineli të dënuar për krime lufte si hero kombëtar, duke thënë se një veprim i tillë fyen viktimat dhe rehabiliton ideologjinë që, sipas saj, prodhoi gjenocid.

“Beogradi sërish refuzon të përballet me të kaluarën e vet kriminale. Përkundrazi, vazhdon ta ushqejë po atë ideologji që shkaktoi masakrat, dëbimet dhe varrezat masive”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka vlerësuar se një sjellje e tillë kërcënon paqen rajonale.

“Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, përfundon reagimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram