Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovëDefekti në gypin e ujësjellësit lë pa ujë disa rrugë në Prishtinë

Defekti në gypin e ujësjellësit lë pa ujë disa rrugë në Prishtinë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur për ndërprerje të furnizimit me ujë në një pjesë të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se për shkak të një rrjedhjeje në gypin Fi 90 mm, është ndërprerë uji në rrugën “Ferid Curri” nga ora 18:00 e datës 30.08.2026. Rasti është i komplikuar për intervenim dhe, për shkak të kushteve në terren, ekipet nuk kanë arritur që sonte ta përfundojnë riparimin. Punimet do të vazhdojnë nesër, me qëllim të sanimit të defektit dhe rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhrt në njoftim.

Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë do të jenë pjesërisht:

“Rruga “Ferid Curri”, Rruga “Spiro Mosiu, Rruga “Zahide Jashari” dhe Një pjesë e rrugëve përreth zonës së “Ferid Currit”,

“Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin. Ekipet tona do të angazhohen që intervenimi të përfundojë në afatin sa më të shkurtër të mundshëm, njofton Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram