Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovëDëmtimi i gypave ndërpret furnizimin me ujë në Graçanicë dhe zonat përreth

Dëmtimi i gypave ndërpret furnizimin me ujë në Graçanicë dhe zonat përreth

KRU “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Graçanicë dhe disa zona përreth, për shkak të dëmtimit të gypave kryesorë të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë kanë mbetur konsumatorët në Graçanicë, Badovc i Ri, Llapnasellë, Preoc dhe një pjesë e Sushicës.

Kompania ka bërë të ditur se janë dëmtuar gypi kryesor DN 225, gypi DN 160 në tri segmente në Graçanicë, si dhe gypi DN 90 në një segment tjetër.

Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit në kohën më të shpejtë të mundshme.

Sipas KRU “Prishtina”, furnizimi i rregullt me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve sanuese.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë kohës së ndërprerjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram